Thirrje për Subjeketet që Operojnë në Fushën e Marketingut dhe Printimeve

Qendra Be the Change po zbaton projektin “Saranda në Botën Virtuale” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i kësaj iniciative është që atraksionet kulturore, arkeologjike dhe natyrore të Bashkisë Sarandë t’i sjellë në “botën virtuale” përmes digjitalizimit të tyre dhe promovimit në mënyrë inovative nëpërmjet “Saranda Explore”, një aplikacion i dedikuar në web. 
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të kontraktojë një subjekt që operon në fushën e marketingut dhe printimeve për dizajnimin dhe prodhimin e 20 tabelave që përmbajnë QR Code dhe përmes skanimit të tyre të bëhet e akssesueshme pltaforma “Saranda Explore” dhe atraksionet që ajo përmban.
Kushte të përgjithshme:
Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe liçensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara; 
-Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Shqipërisë dhepërparësi në vlerësim do të kenë  subjekte me objekt veprimtarie në Bashkinë Sarandë.
-Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës [email protected] brenda datës 23.08.2024 ose në adresën postare: Rruga e Kavajës, Pall SPEED, Kati 1, Tiranë.
-Nuk pranohen ofertat dorazi.
-Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
1) Liçencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para postimit te ofertës;
2)Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër. 
3)Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.