Thirrje për Ofrim Shërbimi nga Ekspert Psikolog
Qendra Be the Change, në kuadër të projektit “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”, që po zbatohet me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, fton Psikologët për të paraqitur ofertat e tyre financiare për zhvillimin e Seminareve Interaktive.
Eksperti Psikolog do të jetë përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e një programi trajnimi që synon ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e të rinjve mbi ndikimet psikologjike të teknologjisë dhe mediave sociale. Konkretisht, eksperti do të:
- Hartojë një program trajnimi të detajuar për seminaret interaktive, duke përfshirë temat kryesore:
- Varësia nga mediat sociale dhe efektet e saj psikologjike.
- Bullizmi kibernetik dhe strategjitë për t’u përballur me të.
- Krahasimi social dhe ndikimi në vetëvlerësim.
- Organizojë dhe lehtësojë tre seminare interaktive në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Librazhd.
Përdorë metoda të edukimit joformal për të nxitur pjesëmarrjen aktive dhe reflektimin e të rinjve. Të sigurojë një ambient të sigurt dhe mbështetës për diskutime dhe ndarje të përvojave personale.
- Raportojë rezultatet dhe rekomandimet pas çdo seminari, duke përgatitur një përmbledhje të aktiviteteve si dhe përfundime dhe sugjerime.
Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar
- Diplomë universitare (Bachelor dhe Master) në Psikologji, preferohet në psikologji klinike, edukative, ose një fushë të ngjashme që lidhet me shëndetin mendor.
- Eksperiencë prej minimumi 2 vitesh në fushën e shëndetit mendor.
- Eksperiencë në zhvillimin dhe lehtësimin e trajnimeve.
- Aftësi për të krijuar një ambient të sigurt dhe mbështetës që nxit angazhimin dhe ndarjen e përvojave nga të rinjtë.
- Fleksibilitet për të udhëtuar në Tiranë, Durrës dhe Librazhd për realizimin e seminareve.
Ekspertët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe ofertën e tyre financiare për shërbimin e lartpërmendur deri më 20 Nëntor 2024.
Dërgomi i aplikimi do të bëhet vetëm përmes adresës së emailit të Qendrës Be the Change: [email protected]
Për informacione të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni.