THIRRJE PER APLIKIM | Youth Ambassadors of Saranda

Nëse je një i ri/e re nga Saranda, që të pëlqen të shprehësh veten në botën virtuale, kjo është një super mundësi.

▫️“Saranda Explore” do të jetë një platformë interaktive për evidentimin e vlerave kulturore, arkologjike dhe natyrore të Sarandës. 4 të rinj, të përzgjedhur si Youth Ambassadors, do i japin jetë kësaj platforme, përmes vlog-eve që prezantojnë atraksione turistike.

Koha te aplikoni

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë nje VIDEO, ku prezantojnë veten në mënyrën e tyre, përmes:

Direct Message (DM) në Instagram: bethechange.al
Email: [email protected]

Vetëm 2 vajza dhe 2 djem do jenë të përzgjedhurit

“Saranda Explore” është pjesë e projektit “Saranda në Botën Virtuale” e implementuar nga Qendra Be the Change në partneritet me Qendra ALTRI.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.