THIRRJE PËR APLIKIM – Regjistrim Materialesh Muzikore dhe Sigurim të Pajisjeve të Fonisë
Në kuadër të projektit “Kultura N’Story”
Qendra Be the Change, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Kultura N’Story”. Projekti synon të afrojë të rinjtë me trashëgiminë kulturore jomateriale përmes aktiviteteve kreative dhe prodhimeve artistike që ndërthurin traditën me teknologjitë moderne.
Në këtë kuadër, shpallet thirrja për përzgjedhjen e ekspertëve ose subjekteve të specializuara për regjistrimin e materialeve muzikore dhe sigurimin e pajisjeve të fonisë për eventet e projektit.
Detyrat e shërbimit:
- Regjistrimi dhe montazhi i 3 kolazheve muzikore me këngë tradicionale të përzgjedhura;
- Sigurimi i pajisjeve të fonisë dhe shërbimit teknik për zhvillimin e 3 eventeve në kuadër të projektit.
Kohëzgjatja e angazhimit:
Tetor 2025 – Maj 2026
Kriteret e përzgjedhjes:
- Kapacitete teknike të mjaftueshme për realizimin e produkteve të kërkuara;
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Ofertë financiare (sipas formularit të bashkëlidhur);
- Ekstrakti i QKB-së (për subjektet);
- CV e stafit përgjegjës
Afatet dhe mënyra e aplikimit:
Thirrja është e hapur nga data
14 tetor – 23 tetor 2025.
Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën:
[email protected]
Vetëm aplikantët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të përzgjedhjes.