THIRRJE PËR APLIKIM – Realizim i Materialeve Multimediale në kuadër të projektit “Kultura N’Story”

Qendra Be the Change, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Kultura N’Story”. Ky projekt synon të forcojë lidhjen e të rinjve me trashëgiminë kulturore jomateriale përmes një qasjeje edukative dhe krijuese që ndërthur traditën me teknologjinë digjitale.

Në këtë kuadër, shpallet thirrja për përzgjedhjen e ekspertëve ose subjekteve me eksperiencë dhe kapacitete teknike për realizimin e materialeve multimediale të projektit.

Detyrat e shërbimit:

  • Krijimi i 3 vlogeve dokumentare në Tiranë, Shkodër dhe Korçë (regjistrim + montazh);
  • Realizimi i 3 videove muzikore (regjistrim + montazh);
  • Prodhimi i 30 materialeve multimediale për rrjetet sociale.

Kohëzgjatja e angazhimit:

Tetori 2025 – Maji 2026

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperiencë e mëparshme në prodhimin e materialeve multimediale;
  • Kapacitete teknike të mjaftueshme për realizimin e produkteve të kërkuara;
  • Në rastin e subjekteve të regjistruara në QKB, është e detyrueshme paraqitja e ekstraktit të QKB-së.

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • CV dhe portofoli i punës (për individët)
  • Ofertë financiare e detajuar
  • Për subjektet: Ekstrakti i QKB-së

Afatet dhe mënyra e aplikimit:

Thirrja është e hapur nga data 20 shtator deri më 29 shtator 2025.

Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected]

Vetëm aplikantët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të përzgjedhjes.