THIRRJE PËR APLIKIM – Koordinatore Lokale: Shkodër

Projekti: Kultura N’Story

Qendra “Be the Change” shpall thirrjen për përzgjedhjen e një Koordinatoreje Lokale në Shkodër, në kuadër të projektit “Kultura N’Story”, i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Rreth projektit

“Kultura N’Story” synon të forcojë lidhjen e të rinjve me trashëgiminë kulturore jomateriale përmes një qasjeje edukative dhe krijuese që ndërthur traditën me teknologjinë digjitale. Projekti zhvillohet në Tiranë, Shkodër dhe Korçë, duke përfshirë workshop-e, krijimin e përmbajtjes digjitale nga të rinjtë dhe evente publike ndërvepruese.

Detyrat kryesore
– Koordinimi i aktiviteteve të projektit në qytetin e Shkodrës;
– Bashkëpunimi me të rinjtë, institucionet lokale dhe aktorët komunitarë;
– Mbështetja logjistike për workshop-e, xhirime dhe evente;
– Raportimi periodik mbi ecurinë e aktiviteteve;
– Dokumentimi bazë i aktiviteteve (lista pjesëmarrësish, foto dhe raporte);
– Bashkëpunimi me ekipin qendror të projektit.

Kriteret
-Diplomë universitare;
-Njohje e mirë e komunitetit lokal dhe e dinamikave rinore në Shkodër;
-Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe organizimi;
-Përvojë në projekte që lidhen me kulturën, trashëgiminë, edukimin ose punën me të rinjtë përbën avantazh.

Kohëzgjatja e angazhimit
-Marrëveshje shërbimi (Ekspert individual)
-3 muaj angazhim gjatë periudhës së zbatimit të projektit.

Dokumentet për aplikim
-Curriculum Vitae (CV);
-Ofertë financiare për 3 muaj angazhimi (në ALL).

Afati i aplikimit: 26 Janar – 4 Shkurt 2026

Aplikimi:

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën:
[email protected]

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.