THIRRJE PËR APLIKIM – Koordinator Lokal në qytetin e Shkodrës
Projekti “Kultura N’Story”
Qendra Be the Change, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Kultura N’Story”, një nismë kulturore dhe edukative që synon të angazhojë të rinjtë në promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale përmes mjeteve digjitale, artit dhe storytelling.
Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve në nivel lokal, shpallet thirrja për përzgjedhjen e një Koordinatori Lokal në qytetin e Korçës.
Pozicioni:
Koordinator Lokal – Shkodrës
Kohëzgjatja e angazhimit: 3 muaj
Periudha: Mars-Maj 2026
Përfshirje: Angazhim intensiv sipas dinamikës së aktiviteteve të projektit
Përgjegjësitë kryesore:
- Koordinimi i të gjitha aktiviteteve të projektit që zhvillohen në qytetin Shkodrës;
- Komunikimi dhe mbajtja e kontakteve me të rinjtë pjesëmarrës, institucionet lokale dhe partnerët komunitarë;
- Mbështetja logjistike dhe teknike për workshop-e, xhirime, evente dhe takime lokale;
- Raportimi periodik mbi ecurinë e aktiviteteve dhe sfidat e evidentuara;
- Dokumentimi bazë i aktiviteteve (lista pjesëmarrësish, foto, përmbledhje të shkurtuara, raporte);
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin qendror të projektit, duke zbatuar kalendarin dhe udhëzimet e tij.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të kohës;
- Disponueshmëri intensive gjatë periudhës së angazhimit;
- Motivim i lartë për të kontribuar në projekte kulturore dhe rinore.
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- CV
- Ofertë Finananciare ( Formati i ofertës financiare gjendet i bashkëngjitur më poshtë)
Afatet dhe mënyra e aplikimit:
📅 Thirrja është e hapur gjatë periudhës 21-31 Janar 2026.
📧 Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected]
Titulli i emailit: Aplikim – Koordinator Lokal Shkodër
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë do të kontaktohen për intervistë.