THIRRJE PËR APLIKIM

Ekspert Komunikimi & Trajnues në kuadër të projektit “Kultura N’Story”

Qendra Be the Change, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, po zbaton projektin “Kultura N’Story”. Projekti synon të forcojë lidhjen e të rinjve me trashëgiminë kulturore jomateriale përmes një qasjeje edukative e krijuese që ndërthur traditën me teknologjinë digjitale. Në këtë kuadër, po hapet thirrja për përzgjedhjen e një Eksperti të Komunikimit dhe Trajnimit, i cili do të angazhohet për përgatitjen dhe zhvillimin e moduleve trajnuese gjatë workshop-eve që do të organizohen në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

Detyrat kryesore:

  • Hartimi i modulit të trajnimit që do të përdoret në workshop-e, i cili do të përfshijë:
    1. Prezantimin e trashëgimisë jomateriale
    2. Hyrje në etnografi
    3. Përdorimin e mediave sociale në promovimin kulturor
    4. Krijimtarinë digjitale
  • Lehtësimi i tre workshop-eve ndërvepruese me të rinjtë pjesëmarrës.
  • Kontribut në procesin e mentorimit dhe raportimin mbi ecurinë e punës sipas kërkesave të projektit.

Kohëzgjatja e angazhimit:

Eksperti/ja do të përfshihet për një periudhë 15 ditë pune gjatë zbatimit të projektit.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Diplomë universitare në një fushë të përafërt (komunikim, marketing, shkenca sociale, apo fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e komunikimit dhe marketingut, veçanërisht në organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve/workshop-eve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe lehtësuese me të rinjtë.
  • Përvoja të mëparshme në projekte që lidhen me kulturën dhe/ose trashëgiminë përbëjnë avantazh.

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • CV e detajuar
  • Oferta financiare për 15 ditë pune

Afatet dhe mënyra e aplikimit:

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e emailit [email protected], nga data 11 gusht deri më 20 gusht 2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të përzgjedhjes.