Qendra ”Be the change” shpall thirrjen për Agjenci Kreative, për montim & produksion i videove e-learning, në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë – Sfidat & Mundesitë”. Më konkretisht, Agjencia Kreative kërkohet të kryejë detyrat si më poshtë:

  

– Realizimi i 3 Video;
– Montimi i 3 videove me kualitet HD dhe Audio;
– Dizenjimi i postimeve per rjetet sociale;

 

Thirrja për Agjencinë Kreative/IT do të publikohet në website-n zyrtar të Qendrës ‘Be the Change”. Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertat e tyre financiare me postë, deri në datën 5 Shtator 2022, në adresën: Rruga e kavajës, Pallati SPEED Nr.133/7, Kati i pare, Tiranë. ose më email te adresa [email protected].