Qendra ”Be the change” shpall thirrjen për Agjenci Kreative/IT, për ngritjen dhe dizajnimin e një platforme online, në kuadër të projektit “Peizazhe betoni në muxe – open museum”, që po zbatohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së kulturës. Më konkretisht, Agjencia Kreative/IT kërkohet të kryejë detyrat si më poshtë:

  

 

– Ngritja e një platforme online me domain shqiptar (.al);
– Dizajnimi i platformës për platformat Ios & Android;
– Ndërlidhja e platformës me website zyrtare të Ministrisë;
– Rifreskimi me informacione të reja përgjatë kohëzgjatjes së projektit;
– Mirëmbajtja e platformës për një periudhë 2-vjeçare.

 

 

Thirrja për Agjencinë Kreative/IT do të publikohet në website-n zyrtar të Qendrës ‘Be the Change”. Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertat e tyre financiare me postë, deri në datën 22 Gusht 2022, në adresën: Rruga e kavajës, Pallati SPEED Nr.133/7, Tiranë. ose më email te adresa [email protected].