THIRRJE PËR AGJENCI KREATIVE
Qendra “Be the Change” është duke implementuar projektin “Saranda në Botën Virtuale”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.
Ky projekt ka filluar të zhvillohet në Janar 2024 dhe përfundon në Tetor 2024. Ai synon që “realitetin” e atraksioneve kulturore, arkeologjike dhe natyrore të Sarandës t’i sjellë në “botën virtuale” përmes digjitalizimit dhe promovimit të tyre në mënyrë inovative nëpërmjet “Saranda Explore”, një aplikacion i dedikuar në web.
Përmes kësaj thirrjeje për aplikim, ftohen Agjencitë Kreative që operojnë në fushën e dizajnit dhe teknologjisë së informacionit, për ndërtimine e një Platfome Interaktive në Web dhe krijimin e Librit Digjital në 2 versione (Shqip- Anglisht).
Përshkrimi i produkteve:
Dizenjim dhe ndërtim i pltaformës “Saranda Explore”
- Blerja e domainit dhe të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për ndërtimin e platformës;
- Integrimi në platformë i materialeve të përgatitura për promovimin e qytetit të Sarandës;
- Bashkëpunimi me stafin dhe ekspertët e tjerë të projektit, mbi mënyrën e prezantimit dhe elementët që do të përmbajë platforma;
- Mirëmbajtia e platformës për deri në 5 vjet.
Realizimi i Librave Digjitalë
- Përgatitja e 2 librave digjitalë (Shqip- Anglisht) dhe hartave digjitale sipas informacionit të vënë në dispozicion nga stafi i projektit.
- Dizenjimi profesional i librave digjitalë duke harmonizuar imazhet dhe tekstet informuese.
- Materialet duhet të ekportohen High Quality në formatet RGB dhe CMYK.
- Formati të jetë i aksesueshëm për web, mobile dhe Print.
- Formati i dizenjimit të bëhet në programin Adobe Indesign. Rezolucioni i fotove të jetë 300ppi.
- Madhësia maksimale produktit për web mos të tejkalojë 10 MB.
- Të prezantohen 3 shembuj dizenjimi para se të proçedohet me formatin final.
Subjektet duhet të dërgojnë:
- Cv e përditësuar
- Liçencë për ushtrimin e aktivitetit, referuar Ekstraktit nga QKB
- Numrin e llogarisë bankare
Në adresën elektronike: [email protected]
Mundësia për të aplikuar zgjat deri në datë 22.04.2024.