TERMA TË REFERENCËS

Pozicioni/ Shërbimi

Sigurimi  i  paketave me mjete për piktura, realizim cantash prej bezeje të loguara, Banner, Printim Manuali.

Titulli i Projektit:

Shëndeti mendor në epokën digjitale.

Mbështetur nga:

Agjencia Kombëtare Rinisë dhe Minstri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Tipi i kontratës:

Marrëveshje shërbimi – Subjekte që operojnë në fushën e marketingut dhe printimeve.

Kohëzgjatja

8 Muaj

 

Informacione rreth Qendrës “Be the Change”

Qendra “BE THE CHANGE” është një organizatë jofitimprurëse me natyrë sociale, kërkimore, profesionale dhe kulturore, e krijuar në vitin 2018. BE THE CHANGE ushtron veprimtarinë e saj kryesisht nëpërmjet kërkimit, vlerësimit, ndërgjegjësimit, advokimit dhe lobimit, si dhe inovacionit, duke kontribuar në çështjet sociale, arsimore, kuturore dhe integrimit në BE. Qendra Be the Change ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me Ligjin Nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, Statuti dhe Aktin e Themelimit të tij. Qendra është e regjistruar në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 1248, datë 19.04.2018. Qendra Be the Change ka realizuar  disa projekte që kontribuojnë në këshillimin dhe orientimin e të rinjve në karrierë, në zhvillimin psikosocial të të rinjve përmes artit dhe kulturës, etj.,

Me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë(AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Qendra “Be the Change”, nga 2 Tetor 2024 ka nisur zbatimin e nismës “Shendeti Mendor në Epokën Dixhitale.” Kjo nismë zbatohet për një periudhë 8 mujore, deri më 2 Qershor 2025. Qëllimi kryesor i nismës është: Rritja e kompetencës psiko-edukative midis të rinjve që banojnë në rrethet e Durrës, Tiranës dhe Librazhdit, duke synuar veçanërisht sfidat e shëndetit mendor që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë.

Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si në vijim:

Objektivi specifik 1– Informimi i të rinjve në lidhje me çështjet e shëndetit mendor të përkeqësuara nga teknologjia përmes Seminareve Interaktive, të zhvilluara në Librazhd, Tiranë dhe Durrës.
Objektivi specifik 2– Pajisja e të rinjve me teknika dhe strategji praktike për rritjen e mirëqënies të shëndetit mendor, përmes një sërë aktivitetesh tërheqëse që stimulojnë mirëqënien “shkëputur nga priza”.
Objektivi specifik 3– Rritja e ndërgjegjësimin në një shkallë të gjerë të të rinjve për çështjet e shëndetit mendor që lidhen me teknologjinë përmes një Fushate Gjithëpërfshirëse Ndërgjegjësimi.

Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të nismës “Shendeti Mendor ne Epoken Digjitale” Qendra “Be the Change” kërkon që një subjekt ose person fizik për sigurimin e mjeteve për realizimin e pikturave nga pjesëmarrës në një aktivitet, realizimin e çantave prej bezeje të loguar, bannera rooll up dhe printim manuali.

Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët duhet të plotësojnë:
Për zbatimin e projektit Qendra “Be the Change” kërkon shërbimet e një subjekti/personi fizik i cili do të jetë përgjegjës për:

  1. Sigurimin 30 Paketave me mjete për realizimin e pikturave në një aktivitet, që do të përfshijnë: Fletë Viztimi, Bojëra Uji, Bojëra Druri, Telajo.
  2. Prodhimin e 80 Cantave beze te loguara.
  3. 2 Banner Roll up.
  4. Printim i 99 kopjeve të një manuali.

Kulifikimet e nevojshme

  • Subjekti duhet te jetë i regjistruar si Person Fizik në QKB.
  • Fusha e veprimtarise te subjekteve aplikuese të jetë marketing dhe printi.

Proçedura e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë ofertën e tyre financiare (në ALL); Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën: [email protected]                                                  

Afati për dorëzimin e aplikimeve shtrihet midis datave 5- 15 Nëntor 2024.
Aplikimi mund të dërgohet përmes email-it në adresën e mëposhtme:                        

[email protected]