Qendra ”Be the Change” është duke implementuar projektin “Të orientuar drejt suksesit në karrierë. Identifikimi i nevojave dhe mundësive për zhvillim ”. Kjo iniciativë mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR).
Në kuadër të këtij projekti, Qendra “Be the Change” shpall thirrjen për Agjenci Kreative/IT, për ngritjen dhe dizajnimin e një platforme online.

 

Detyrat që Agjencia Kreative/ITdo të kryejë janë:

• Ngritja e një platforme online me domain shqiptar (.al);
• Dizajnimi dhe bërja funksionale e platformës;
• Ndërlidhja e platformës me website-t zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
• Rifreskimi me informacion të ri përgjatë kohëzgjatjes së projektit;
• Mirëmbajtja e platformës për një periudhë 2-vjeçare.

 

Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertat e tyre financiare deri në datën 25 Tetor 2023, në rrugë elektronike ose postare në adresat e mëposhtme:
Email: [email protected]
Adresa: Rruga e Kavajës, Pallati SPEED Nr.133/7, Tiranë, Shqipëri.