TË ORIENTUAR DREJT SUKSESIT
TË ORIENTUAR DREJT SUKSESIT
Identifikimi i nevojave dhe mundësitë për zhvillim.
Papunësia tek të rinjtë vazhdon të jetë një problem shqetësues për vendin tonë. Efektet e këtij fenomeni vijnë me pasoja tek individi por edhe tek gjithë shoqëria. Nga ana tjetër edhe shkaqet që sjellin papunësinë janë po aq komplekse. Të rinjtë shprehen se nuk ka punë, ndërkohë që pjesa më e madhe e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e personelit të kualifikuar.
Në këtë situatë disi kaotike, Qendra “Be the Change” vjen me projektin “Të orientuar drejt suksesit. Identifikimi i nevojave dhe mundësitë për zhvillim”, përmes mbështetetjes financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF).
Ky projekt bazohet tek 3 objektiva të rëndësishme:
- Matja dhe vlerësimi i nevojës për informacion që kanë nxënësit e klasave të 10-ta (viti i parë gjimnaz) lidhur me orientimin në karrierë dhe tregun e punës, nëpërmjet një pune kërkimore rigoroze.
- Informimi dhe forcimi i kapaciteteve të të rinjve për t’u orientuar në karrierë.
- Ndërgjegjësimi dhe nxitja e psikologëve të shkollave dhe mësuesve për rëndësinë e këshillimit në karrierë me nxënësit në vazhdimësi.
Kjo iniciativë është duke u zhvilluar me klasat e10-ta të gjimnazeve në 5 Bashki: Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës.
Orientimi në karrierë është busulla që drejton të rinjtë drejt një të ardhmeje premtuese dhe pikërisht ky është dhe misioni i këtij projekti.
NA KONTAKTONI!
ADRESA: Rruga e Kavajës, Tiranë
CEL: + 355 67 604 1111
EMAIL: [email protected]