Shëndeti Mendor & Të Drejtat e Njeriut
PROJEKTE
Rini Aktive
“Fuqizimi i të rinjve pas pandemise. Sfidat dhe Mundësitë” është një projekt që vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Organizatës Be The Change (si organizatë partnere) dhe Fondacionit Qendra Europiane. Ky projekt u realizua me mbështetjen financiare të AKR (Agjencia Kombëtare e Rinisë).
Qëllimi i përgjithshëm i tij ishte rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me dinamikat e tregut të punës post katastrofave natyrore [Covid-19].
Trajnimet e shumta ndërgjëgjësuan të rinjtë pjesëmarrës (17-24 vjeç) mbi dinamikat e situatës post-COVID-19, ndryshimet që pandemia solli dhe zhvillimin e potencialit të tyre individual për t’u përballur me këto ndryshime e sfida.
Platforma Rini Aktive është një platformë E-Learning e aksesueshme nga të gjithë, ngritur në kuadër të implementimit të projektit. Ajo përmban leksione interaktive trajnimi, një manual mbi përshtatjen në tregun e punës post-pandemi, si dhe 2 video të animuara mbi motivimin e të rinjve për angazhim në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit.

SHëNDETI MENDOR Në EPOKëN DIXHITALE
“Shëndeti Mendor në Epokën Dixhitale” projekt i Qendrës “Be the Change”, me mbështetjen financiare të dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së.
Qëllimi i përgjithshëm synon të ndërhyjë në këto problematika duke ofruar një qasje psiko-edukative, praktike dhe gjithëpërfshirëse, e cila i pajis të rinjtë me aftësitë që u duhen për të jetuar të shëndetshëm në një botë gjithnjë e më digjitale.
Projekti është një thirrje për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve online, promovimin e një kulture të balancuar të përdorimit të teknologjisë, krijimin e një komuniteti të informuar dhe mbështetës, ndërtimin e një gjenerate më të vetëdijshme dhe të fuqizuar
Platforma përmban informacion mbi fushatën e ndërmarr në kuadrin e shëndetit mendor në epokën dixhitale si dhe ofron informacion shoqërues nga fjalë të ekspertëve. Platforma reflekton me foto dhe video rezultatet e aktiviteteve si dhe trajnimeve të organizuara, bashkë me manualin informues.

AKTIVITETE
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
ELBASAN
Këtë muaj ishim në Elbasan, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19. Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune. Aktiviteti erdhi në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendra Europiane dhe me mbështetjen e Agjencia Kombetare e Rinise.
Për rëndësinë e shëndetit mendor, në një takim me të rinjtë e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora_Muzhaqi , Dekanin dhe stafin akademik.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë”, një iniciativë e Qendra Europiane dhe qendrës “Be the Change”, me financim të Agjencia Kombetare e Rinise.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
BERAT
“Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: Sfidat dhe mundësitë”, projekt ky i mbështetur nga agjencia kombetare e rinise dhe implementuar nga Qendra Be The Change dhe qendra europiane , zhvilloi trajnimin 2 ditor në qytetin e Beratit. Qëllimi i këtij projekti është angazhimi i të rinjve si dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me dinamikat e tregut të punës pas pandemisë.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
Pogradec – Lushnjë – Vau Dejës
Këtë muaj ishim në Pogradec, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19.
Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune, të cilat u shoqëruan në praktikë edhe me simulime, lojra dhe punë në grupe.
Aktiviteti erdhi në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendra Europiane dhe me mbështetjen e agjencia kombetare e rinise.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
Korçë
Këtë muaj ishim në Korçë, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19.
Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune, të cilat u shoqëruan në praktikë edhe me simulime, lojra dhe punë në grupe.
Aktiviteti erdhi në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendra Europiane dhe me mbështetjen e agjencia kombetare e rinise.
Shëndeti Mendor në Epokën Dixhitale
AKTIVITETE
Aktiviteti “Këtu & Tani” – Joga dhe Meditim
TIRANË
Ky aktivitet u zhvillua me të rinjtë e Tiranës dhe u udhëhoq sërish nga Igli Molla, duke sjellë një kombinim relaksues të jogës dhe meditimit.
Të rinjtë përjetuan praktikën e të qenit plotësisht të pranishëm në momentin aktual, duke lënë pas telefonat dhe shpërqendrimet digjitale për t’u lidhur me trupin dhe mendjen e tyre.
Nëpërmjet ushtrimeve fizike të thjeshta dhe meditimit të udhëzuar, ata përjetuan ndjesinë e ekuilibrit, një përvojë që i ndihmoi të ulin tensionin, të rrisin vetëdijen emocionale dhe të përforcojnë lidhjen me natyrën dhe veten.
Ky aktivitet solli një përfitim të drejtpërdrejtë për mirëqenien psikofizike të të rinjve, duke promovuar një stil jetese më të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm.
Aktiviteti “Bashkë, për Veten”
LIBRAZHD
Ky aktivitet, i udhëhequr nga Igli Molla, mësues i çertifikuar i yogës pranë Shiva Dancing School of Yoga, solli për të rinjtë e Librazhdit një përvojë të veçantë qetësie dhe vetëdijësimi.
Pjesëmarrësit mësuan teknika të thjeshta, por fuqizuese të meditimit dhe frymëmarrjes së vetëdijshme, duke u ndalur për një moment për të dëgjuar veten dhe trupin e tyre.
Në një realitet gjithnjë të zhurmshëm dhe të mbushur me shpërqendrime digjitale, ky aktivitet u shndërrua në një hapësirë reflektimi, ku të rinjtë eksperimentuan me mënyra të shëndetshme për të reduktuar stresin dhe për të gjetur paqen e brendshme.
Aktiviteti “Ngjyra OFF-line”
DURRËS
Nën drejtimin e Evis Kokalarit, dizajnere dhe ilustratore, të rinjtë e Durrësit u zhytën në një përvojë të thellë krijuese përmes artit. Ky aktivitet shërbeu si një mënyrë alternative për të shprehur mendimet dhe emocionet, duke zëvendësuar ekranet me ngjyra, telajo dhe imagjinatë. Të rinjtë u inkurajuan të eksploronin brendësinë e tyre dhe të sublimonin ndjesitë përmes pikturës, duke krijuar vepra unike që pasqyronin perspektivat e tyre personale. Art-terapia në këtë formë ndihmoi në përpunimin emocional dhe rriti ndjesinë e përfshirjes, vetëbesimit dhe qetësisë mendore.
Seminar Informues “Ankthi, Bullizmi dhe Varësia Digjitale”
TIRANË, LIBRAZHD, DURRËS
Nën udhëheqjen e psikologes klinike Denisa Ndreka, u zhvilluan seminare ndërgjegjësuese që trajtuan në mënyrë të drejtpërdrejtë disa nga sfidat e të rinjve në epokën digjitale.
Përmes temave si varësia ndaj rrjeteve sociale, bullizmi kibernetik, krahasimi online dhe ndikimi i teknologjisë në vetëvlerësim dhe ankth, pjesëmarrësit patën mundësi të kuptonin më thellë ndikimet psikologjike që lidhen me jetën online.
Seminaret u zhvilluan me metoda edukimi joformal dhe reflektim të lirë, duke krijuar një hapësirë të sigurt ku të rinjtë u ndjenë të dëgjuar, të përfshirë dhe të fuqizuar për të shprehur shqetësimet e tyre. Ato shërbyen si një pikënisje e rëndësishme për edukimin emocional dhe digjital, duke nxitur vetëdijen se kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa çdo aspekt tjetër i jetës së përditshme.