PUBLIKIME

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë

Këtë muaj ishim në Korçë, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19. Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune, të cilat u shoqëruan në praktikë edhe me simulime, lojra dhe punë në grupe. Aktiviteti erdhi në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendrën Be the Change dhe me mbështetjen e Agjencia Kombetare e Rinise AKR

 

 

 

 

 

 

Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë

Përgjatë muajve shkurt-mars ishim në Pogradec, Lushnjë dhe Vau Dejës, për zhvillimin e trajnimeve 2-ditore me qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19.
Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune, të cilat u shoqëruan në praktikë edhe me simulime, lojra dhe punë në grupe. Këto aktivitete vijnë në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendrën Be the Change @qender_keshillimi_psikoterapie me mbështetjen e @agjencia_kombetare_e_rinise

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Platforma Rini Aktive

Fondacioni Qendra Europiane dhe Qendra Be the Change janë duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë. Target grupi i synuar është të rinj të grup moshës 17-24, duke prekur kështu sistemin arsimor parauniversitar, si dhe sistemin universitar, në 10 bashki të Shqipërisë. Platforma riniaktive.al vjen si produkt i kësaj iniciative, duke i shërbyer rritjes së kapaciteteve të të rinjve nëpërmjet metodave interaktive dhe inovative. 

Platforma përmban 3 module trajnimi mbi temat: “Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19”, “Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë dhe përforcimi i tij nëpërmjet teknikave në jetën e përditshme” dhe “Si të hartojmë një CV, letër motivimi e si të sillemi në një intervistë pune”.