PROJEKTE

TË ORIENTUAR DREJT SUKSESIT

Identifikimi i nevojave dhe mundësitë për zhvillim.

Papunësia tek të rinjtë vazhdon të jetë një problem shqetësues për vendin tonë. Efektet e këtij fenomeni vijnë me pasoja tek individi por edhe tek gjithë shoqëria. Nga ana tjetër edhe shkaqet që sjellin papunësinë janë po aq komplekse. Të rinjtë shprehen se nuk ka punë, ndërkohë që pjesa më e madhe e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e personelit të kualifikuar.

Preserving our sea

Ne e dimë që deti ynë është një pasuri e jashtëzakonshme dhe i rëndësishëm për biodiversitetin dhe ekosistemet tona. Por fatkeqësisht, ndotja e detit është një problem serioz që po shkakton pasoja negative për natyrën dhe për ne si popull.

Dhe tani, është koha për të vepruar! Një grup entuziastësh dhe organizata po nisin një iniciativë për pastrimin e detit në Shqipëri dhe ju mund të bëni pjesë në këtë ndryshim të madh. Kjo është një mundësi për të bërë diçka pozitive dhe konkrete për të mbrojtur ambientin tonë të ujërave.

Këtë vit, Porto Palermo Festival bashkon forcat me qendra të dedikuara ne ruajtjen e mjedisit dhe qendra me imiciativa sociale dhe rinore për të shenjuar fillimin e këtij edicioni të tretë!

Jemi te lumtur qe qendra “be the change” eshte pjese e kesaj iniciative!!

Arti, media sociale dhe shëndeti mendor

“Take HeART” synon të fuqizojë psikologjikisht të rinjtë, përmes angazhimit të tyre me art dhe pjesëmarrjes aktive në eventet artistike, pjesë e portofolit të projektit.
Përmes këtij projekti, qendra “BE THE CHANGE” do të orientojë përpjekjet për të afruar të rinjtë me artin, duke e përdorur atë si një mjet efikas, që sjell përfitime të shumta për shëndetin mendor. Rrjedhimisht, edhe koha që të rinjtë shpenzojnë në rrjetet sociale do të ulet. Teknonologjia është një shërbyes shumë i dobishëm, por një udhëheqës i rrezikshëm.

Lufta me varësinë ndaj teknologjisë dhe arti si oaz terapeutik për t’u kthyer tek vetvetja, ishin dy nga cështjet kryesore që u trajtuan në seminaret e oragnizuara nga “Qendra Be the Change” me të rinjtë pjesëmarrës.

Këto aktivitete erdhën si pjesë e projektit HeART, një iniciativë e mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Rini Aktive

“Fuqizimi i të rinjve pas pandemise. Sfidat dhe Mundësitë” është një projekt që vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Organizatës Be The Change (si organizatë partnere) dhe Fondacionit Qendra Europiane.  Ky projekt u realizua me mbështetjen financiare të AKR (Agjencia Kombëtare e Rinisë).  

Qëllimi i përgjithshëm i tij ishte rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me dinamikat e tregut të punës post katastrofave natyrore [Covid-19].

Trajnimet e shumta ndërgjëgjësuan të rinjtë pjesëmarrës (17-24 vjeç) mbi dinamikat e situatës post-COVID-19, ndryshimet që pandemia solli dhe zhvillimin e potencialit të tyre individual për t’u përballur me këto ndryshime e sfida.

Platforma Rini Aktive është një platformë E-Learning e aksesueshme nga të gjithë, ngritur në kuadër të implementimit të projektit. Ajo përmban leksione interaktive trajnimi, një manual mbi përshtatjen në tregun e punës post-pandemi, si dhe 2 video të animuara mbi motivimin e të rinjve për angazhim në jetën sociale, ekonomike dhe politike të vendit.

OPEN MUSEUM

Projekt me fokus: TË RINJTË, KULTUR

“Peizazhe Betoni në Muze – Open Museum”  është një muze i hapur interaktiv me objekte të arkitekturës brutaliste, të prodhuar gjatë periudhës komuniste në kryeqytet. Ai vjen si Website openmuseum.al por dhe  aplikacion në App Store dhe Google Play, si dhe platformat e tjera online (Instagram: Open.museum dhe Facebook: Open Museum). 

Ky projekt u konceptua dhe realizua nga BE The Change me mbështetjen financiare të Ministrisë të Kulturës. Vizitorët e këtij muzeu të hapur interaktiv kanë mundësinë të njihen me objektet e interesit përmes një aplikacioni, i cili mundëson një hartë interaktive dhe një libër digjital me harta orientuese, indeks arkitektësh dhe tekste informuese për qytetet, ndërtimet dhe objektet e paraqitura. Çdo objekt është paraqitur në imazhe 3D, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët e tij. Përtej mundësisë së vizitës virtuale, aplikacioni dhe harta interaktive që ai mban, shërbejnë gjithashtu edhe si një udhërrëfyes i vizitorëve vendas dhe të huaj që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë, duke vizituar nga afër objektet e interesit.

OPEN MUSEUM

Projekt me fokus: TË RINJTË, KULTUR

“Peizazhe Betoni në Muze – Open Museum”  është një muze i hapur interaktiv me objekte të arkitekturës brutaliste, të prodhuar gjatë periudhës komuniste në kryeqytet. Ai vjen si Website openmuseum.al por dhe  aplikacion në App Store dhe Google Play, si dhe platformat e tjera online (Instagram: Open museum dhe Facebook: Open Museum). 

Ky projekt u konceptua dhe realizua nga BE The Change me mbështetjen financiare të Ministrisë të Kulturës. Vizitorët e këtij muzeu të hapur interaktiv kanë mundësinë të njihen me objektet e interesit përmes një aplikacioni, i cili mundëson një hartë interaktive dhe një libër digjital me harta orientuese, indeks arkitektësh dhe tekste informuese për qytetet, ndërtimet dhe objektet e paraqitura. Çdo objekt është paraqitur në imazhe 3D, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët e tij. Përtej mundësisë së vizitës virtuale, aplikacioni dhe harta interaktive që ai mban, shërbejnë gjithashtu edhe si një udhërrëfyes i vizitorëve vendas dhe të huaj që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë, duke vizituar nga afër objektet e interesit.

Dëshiron të bëhesh vullnetar apo të fillosh internship ?

Kliko më poshtë.

Dëshiron të bëhesh
vullnetar apo të
fillosh internship?

Kliko më poshtë.