Mjedisi & Turizmi

PROJEKTE

SARANDA EXPLORE

“Saranda Explore” është një web application i ndërtuar në kuadër të projektit “Saranda në Botën Virtuale”. Ky projekt u zbatua nga Qendra Be the Change në partneritet me Qendrën ALTRI dhe u mbështet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Projekti “Saranda në botën virtuale”  sjell një qasjeje të re ndaj turizmit, duke përdorur fuqinë e platformave dixhitale për të vendosur thesaret kulturorë dhe natyrorë të Sarandës para syve të të gjithëve. E veçanta e kësaj nisme qëndron në faktin se ajo nuk synon thjesht të informojë, si platformat e tjera ekzistuese, por do të pasqyrojë përvoja dinamike dhe autentike që përfshijnë dhe fuqizojnë të rinjtë vendas.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: Promovimi i turizmit dhe rritja e numrit të turistëve që vizitojnë atraksionet kulturore, arkeologjike dhe natyrore në Bashkinë e Sarandës nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe metodave inovative.

LUSHNJA EXPLORE

“Lushnja Explore” paraqet një hapësirë virtuale për qytetin e Lushnjës për të promovuar turizmin duke promovuar kulturën, traditën dhe burimet natyrore të këtij qyteti. Platforma online është e pajisur me produkte audio-vizuale që pasqyrojnë monumentet/objektet/zonat turistike, të shoqëruara me informacion të plotë (të shkruar dhe audio) për vizitorët, duke mundësuar një “muze dhe udhërrëfyes virtual” që demonstron historinë, kulturën, traditën ose promovon turizmin.

Platforma është ndërtuar nga Qendra ALTRI në partneritet me Qendrën Be the Change në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2,” i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). OShC-të veprojnë si partnerë të qeverive vendore dhe i mbështesin ato në adresimin e nevojave të komuniteteve lokale.

Preserving our sea

Ne e dimë që deti ynë është një pasuri e jashtëzakonshme dhe i rëndësishëm për biodiversitetin dhe ekosistemet tona. Por fatkeqësisht, ndotja e detit është një problem serioz që po shkakton pasoja negative për natyrën dhe për ne si popull.

Dhe tani, është koha për të vepruar! Një grup entuziastësh dhe organizata po nisin një iniciativë për pastrimin e detit në Shqipëri dhe ju mund të bëni pjesë në këtë ndryshim të madh. Kjo është një mundësi për të bërë diçka pozitive dhe konkrete për të mbrojtur ambientin tonë të ujërave.

Këtë vit, Porto Palermo Festival bashkon forcat me qendra të dedikuara ne ruajtjen e mjedisit dhe qendra me imiciativa sociale dhe rinore për të shenjuar fillimin e këtij edicioni të tretë!

Jemi te lumtur qe qendra “be the change” eshte pjese e kesaj iniciative!!