Fillo internship
Qendra ”Be The Change”, duke dashur t’iu vijë në ndihmë studentëve në përmirësimin e aftësive të tyre praktike, ka krijuar programin e praktikës vullnetare. Ky program është i hapur për çdo student. Qendra ”Be The Change” u ofron këtë mundësi studentëve si një shans për të vënë në zbatim njohuritë e marra gjatë studimeve të tyre universitare si edhe pjesëmarrjen në zbatimin e projekteve të ndryshme gjatë kohës së internshipit. Programi i Praktikës ofrohet për një periudhë 3 deri në 6 mujore. Si synim të përgjitshëm ky program ka të kontribojë në përmirësimin e njohurive profesionale të studentëve.
Detyrat kryesore që praktikanti do të kryejë janë si më poshtë:
– Të marrë pjesë në aktivitetet
– Organizimi dhe pjesëmarrja në aktivitete, që zhvillohen në kuadër të zbatimit të projekteve të Qendrës;
– Ndërgjegjësimi i publikut mbi standardet evropiane të të drejtave të njeriut;
– Të ndihmojë në mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës.
Kërkesat për pranimin janë:
– Duhet të jetë student i vitit të tretë ose të katërt në studimet juridike;
– Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në sistemet e operimit, programet bazë dhe motorët e kërkimit (Windows, Mac, MS Office, Adobe, Motorë të ndryshëm kërkimi në Internet);
– Të njohë mirë gjuhën angleze;
– Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;
– Të ketë dëshirë për të punuar vullnetarisht.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV e tyre në format Europass dhe një letër motivimi në shqip ose anglisht në formën e aplikimit si më poshtë. Në përputhje me legjislacionin në fuqi praktikantit gjatë periudhës së stazhit i mbulohet sigurimi shëndetësor. Në përfundim të praktikës bëhet edhe pajisja me një certifikatë dhe letër reference.