AKTIVITETE
Preserving our sea

Ne e dimë që deti ynë është një pasuri e jashtëzakonshme dhe i rëndësishëm për biodiversitetin dhe ekosistemet tona. Por fatkeqësisht, ndotja e detit është një problem serioz që po shkakton pasoja negative për natyrën dhe për ne si popull.
Dhe tani, është koha për të vepruar! Një grup entuziastësh dhe organizata po nisin një iniciativë për pastrimin e detit në Shqipëri dhe ju mund të bëni pjesë në këtë ndryshim të madh. Kjo është një mundësi për të bërë diçka pozitive dhe konkrete për të mbrojtur ambientin tonë të ujërave.
Këtë vit, Porto Palermo Festival bashkon forcat me qendra të dedikuara ne ruajtjen e mjedisit dhe qendra me imiciativa sociale dhe rinore për të shenjuar fillimin e këtij edicioni të tretë!
Jemi te lumtur qe qendra “be the change” eshte pjese e kesaj iniciative!!

Arti, media sociale dhe shëndeti mendor
“Take HeART” synon të fuqizojë psikologjikisht të rinjtë, përmes angazhimit të tyre me art dhe pjesëmarrjes aktive në eventet artistike, pjesë e portofolit të projektit.
Përmes këtij projekti, qendra “BE THE CHANGE” do të orientojë përpjekjet për të afruar të rinjtë me artin, duke e përdorur atë si një mjet efikas, që sjell përfitime të shumta për shëndetin mendor. Rrjedhimisht, edhe koha që të rinjtë shpenzojnë në rrjetet sociale do të ulet. Teknonologjia është një shërbyes shumë i dobishëm, por një udhëheqës i rrezikshëm.
Lufta me varësinë ndaj teknologjisë dhe arti si oaz terapeutik për t’u kthyer tek vetvetja, ishin dy nga cështjet kryesore që u trajtuan në seminaret e oragnizuara nga “Qendra Be the Change” me të rinjtë pjesëmarrës.

Këto aktivitete erdhën si pjesë e projektit HeART, një iniciativë e mbështetur nga Bashkia Tiranë.
WORKSHOP PROFESIONAL
FOTOGRAFIE – VIDEO MAKER
Arti është mënyra më e mirë që të rinjtë të shprehin në mënyrë kreative pikpamjet dhe emocionet e tyre. Në kushtet kur platformat sociale janë bërë faktor kaq i rëndësishëm në jetën e të gjithëve edhe shfaqiet artistike i janë përshtatur këtij realiteti.
Qendra “Be the Change” me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, nëpërmjet projektit HeART, fton të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushat: Fotografi; Video maker; Pikturë dixhitale; Muzikë.
Të zhvillosh aftësitë e tua në disiplina të ndryshme të artit do të thotë t’i shtosh vetes mundësinë për t’u shprehur dhe për t’u kuptuar. Ky ishte synimi i kurseve profesionale të zhvilluara me të rinjtë në fushat: Pikturë; Muzikë; Fotografi dhe Video Maker.

Duam të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesin dhe entuziazmin me të cilin u përfshinë në projektin “Take HeART”. Gjithashtu mirënjohje e thellë dhe për Bashkinë Tiranë, që besoi tek kjo ide dhe bëri të mundur realizimin e saj.
OSCAR NIGHT
”OSCARS Night” do të ndezë diskutimet, pasi pjesëmarrësit të kenë ndjekur disa nga episodet më pikante të filmave pretendentë për çmimet prestigjioze të këtij viti.
Një mbrëmje nën yje, jo nën yjet e qiellit, por ata të kinematografisë botërore, shoqëruar nga kritika e kineastëve shqiptarë, të cilët do të ndajnë opinionet dhe komentet e tyre me të rinjtë e apasionuar pas filmit.
Oscar Night ishte një event magjik ku të rinjtë pjesëmarrës diskutuan për filmat fitues, parakaliminin e yjeve në tapetin ngjyrë shampanjë dhe shijet e tyre për kinematografinë.
Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra “Be the Change” në kuadër të projektit Take HeArt, financuar nga Bashkia Tiranë. ARTI krijon një frymë të kulturuar diskutimi dhe i afron njerëzit, gjë që e dëshmoi më së miri ky event

OPEN MUSEUM

Projekt me fokus: TË RINJTË, KULTUR
“Peizazhe Betoni në Muze – Open Museum” është një muze i hapur interaktiv me objekte të arkitekturës brutaliste, të prodhuar gjatë periudhës komuniste në kryeqytet. Ai vjen si Website openmuseum.al por dhe në aplikacion në App Store dhe Google Play, si dhe platformat e tjera online (Instagram: Open.museum dhe Facebook: Open Museum).
Ky projekt u konceptua dhe realizua nga BE The Change me mbështetjen financiare të Ministrisë të Kulturës. Vizitorët e këtij muzeu të hapur interaktiv kanë mundësinë të njihen me objektet e interesit përmes një aplikacioni, i cili mundëson një hartë interaktive dhe një libër digjital me harta orientuese, indeks arkitektësh dhe tekste informuese për qytetet, ndërtimet dhe objektet e paraqitura. Çdo objekt është paraqitur në imazhe 3D, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët e tij. Përtej mundësisë së vizitës virtuale, aplikacioni dhe harta interaktive që ai mban, shërbejnë gjithashtu edhe si një udhërrëfyes i vizitorëve vendas dhe të huaj që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë, duke vizituar nga afër objektet e interesit.
OPEN MUSEUM

Projekt me fokus: TË RINJTË, KULTUR
“Peizazhe Betoni në Muze – Open Museum” është një muze i hapur interaktiv me objekte të arkitekturës brutaliste, të prodhuar gjatë periudhës komuniste në kryeqytet. Ai vjen si Website openmuseum.al por dhe në aplikacion në App Store dhe Google Play, si dhe platformat e tjera online (Instagram: Open museum dhe Facebook: Open Museum).
Ky projekt u konceptua dhe realizua nga BE The Change me mbështetjen financiare të Ministrisë të Kulturës. Vizitorët e këtij muzeu të hapur interaktiv kanë mundësinë të njihen me objektet e interesit përmes një aplikacioni, i cili mundëson një hartë interaktive dhe një libër digjital me harta orientuese, indeks arkitektësh dhe tekste informuese për qytetet, ndërtimet dhe objektet e paraqitura. Çdo objekt është paraqitur në imazhe 3D, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët e tij. Përtej mundësisë së vizitës virtuale, aplikacioni dhe harta interaktive që ai mban, shërbejnë gjithashtu edhe si një udhërrëfyes i vizitorëve vendas dhe të huaj që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë, duke vizituar nga afër objektet e interesit.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
ELBASAN
Këtë muaj ishim në Elbasan, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19. Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune. Aktiviteti erdhi në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendra Europiane dhe me mbështetjen e Agjencia Kombetare e Rinise.
Për rëndësinë e shëndetit mendor, në një takim me të rinjtë e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora_Muzhaqi , Dekanin dhe stafin akademik.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë”, një iniciativë e Qendra Europiane dhe qendrës “Be the Change”, me financim të Agjencia Kombetare e Rinise.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
BERAT

“Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: Sfidat dhe mundësitë”, projekt ky i mbështetur nga agjencia kombetare e rinise dhe implementuar nga Qendra Be The Change dhe qendra europiane , zhvilloi trajnimin 2 ditor në qytetin e Beratit. Qëllimi i këtij projekti është angazhimi i të rinjve si dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me dinamikat e tregut të punës pas pandemisë.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
Pogradec – Lushnjë – Vau Dejës

Këtë muaj ishim në Pogradec, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19.
Disa nga temat e trajtuara ishin: Planifikimi i së ardhmes dhe dinamikat e tregut të punës post Covid-19; Fuqizimi i aspektit psiko-emocional tek të rinjtë, si të përgatitemi për një intervistë pune, të cilat u shoqëruan në praktikë edhe me simulime, lojra dhe punë në grupe.
Aktiviteti erdhi në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” që Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendra Europiane dhe me mbështetjen e agjencia kombetare e rinise.
Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë Sfidat & Mundesitë
Korçë

Këtë muaj ishim në Korçë, për zhvillimin e trajnimit 2-ditor me qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19.