THIRRJE PËR APLIKIM – Koordinator Lokal në qytetin e Korçës

Projekti “Kultura N’Story”

Qendra Be the Change, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Kultura N’Story”, një nismë kulturore dhe edukative që synon të angazhojë të rinjtë në promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale përmes mjeteve digjitale, artit dhe storytelling.

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve në nivel lokal, shpallet thirrja për përzgjedhjen e një Koordinatori Lokal në qytetin e Korçës.

Pozicioni:

Koordinator Lokal – Korçë
Kohëzgjatja e angazhimit: 3 muaj
Periudha: Nëntor 2025 – Janar 2026
Përfshirje: Angazhim intensiv sipas dinamikës së aktiviteteve të projektit

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinimi i të gjitha aktiviteteve të projektit që zhvillohen në qytetin e Korçës;
  • Komunikimi dhe mbajtja e kontakteve me të rinjtë pjesëmarrës, institucionet lokale dhe partnerët komunitarë;
  • Mbështetja logjistike dhe teknike për workshop-e, xhirime, evente dhe takime lokale;
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e aktiviteteve dhe sfidat e evidentuara;
  • Dokumentimi bazë i aktiviteteve (lista pjesëmarrësish, foto, përmbledhje të shkurtuara, raporte);
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin qendror të projektit, duke zbatuar kalendarin dhe udhëzimet e tij.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperiencë e mëparshme në punë me të rinjtë ose në organizimin e aktiviteteve;
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të kohës;
  • Disponueshmëri intensive gjatë periudhës së angazhimit;
  • Motivim i lartë për të kontribuar në projekte kulturore dhe rinore.

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • CV
  • Ofertë Finananciare ( Formati i ofertës financiare gjendet i bashkëngjitur më poshtë)

Afatet dhe mënyra e aplikimit:

📅 Thirrja është e hapur nga data 21 – 31 Tetor 2025.
📧 Aplikimet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected]
Titulli i emailit: Aplikim – Koordinator Lokal Korçë

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë do të kontaktohen për intervistë.