Kultura N’Story
“Kultura N’Story”
Ruajmë Kulturën, Ndërtojmë Histori të Reja. Projekti “Kultura N’Story” është një nismë e Qendrës Be the Change me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR).
Ky projekt shtrihet gjatë periudhës Gusht 2025- Maj 2026 dhe synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë kulturore shqiptare përmes rrëfimit kreativ, teknologjisë digjitale dhe fuqizimit të të rinjve. Projekti ndërthur etnografinë, legjendat urbane, zakonet e vjetra dhe muzikën tradicionale me format modern të dokumentimit dhe krijimit artistik, duke i bërë ato të aksesueshme dhe tërheqëse për brezat e sotëm
Qëllimi i Projektit
Kultura N’Story synon të:
- Rrisë njohuritë e të rinjve mbi kulturën dhe traditat lokale.
- Ruajë dhe promovojë elementë të trashëgimisë jomateriale (legjenda, këngë, zakone).
- I sjellë ato në një formë moderne përmes mjeteve digjitale si vlogje, video artistike, workshop-e dhe rrëfim kreativ.
- Krijojë ura midis brezave duke dokumentuar historitë e së shkuarës me gjuhën e sotme.
Ku shtrihet projekti?
Kultura N’Story zbatohet në disa qytete të Shqipërisë, duke përfshirë:
- Tiranën
- Shkodrën
- Korçën
Secila bashki përfshihet në një proces të dedikuar kërkimi, dokumentimi dhe krijimi artistik që ka në fokus historitë e zonës, legjendat dhe elementët unikë kulturorë.
Pse është i rëndësishëm ky projekt?
- Ruajtja e trashëgimisë kulturore në një kohë ku ajo rrezikon të humbasë.
- Fuqizimi i të rinjve përmes roleve krijuese.
- Përdorimi i teknologjisë për të dokumentuar dhe prezantuar historitë shqiptare në mënyrë moderne.
- Rikthimi i interesit për kulturën lokale në një formë dinamike dhe digjitale.
Projekti “Kultura N’Story” është një nismë e Qendrës Be the Change me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR)
Çfarë përfshin Kultura N’Story?
1. WORKSHOP
WORKSHOPE ME Të RINJTë
Në çdo qytet organizohet një sesion interaktiv ku të rinjtë mësojnë:
- bazat e etnografisë,
- teknika të storytelling-ut digjital,
- mënyrat e transformimit të trashëgimisë kulturore në përmbajtje kreative.
Të rinjtë përfshihen si kërkues, krijues dhe zëra aktivë të projektit.
Çfarë përfshin Kultura N’Story?
2. KËRKIM & DOKUMENTARË
kËrkim etnografik dhe mbledhje legjendash
Ekipi i projektit, së bashku me të rinjtë, ka hulumtuar literaturë etnografike për të identifikuar:
- legjenda urbane,
- zakone të vjetra tradicionale,
- tregime të rralla të zonave,
- këngë popullore me autor anonim.
dokumentarË nË vlog
Në çdo qytet realizohet një vlog dokumentar ku të rinjtë janë protagonistët kryesorë.
Videot sjellin:
- legjendat lokale në formë vizuale,
- zakone të hershme të rrëfyera në mënyrë kreative,
- vende simbolike të qytetit,
- interpretim modern të traditave.
Ky proces përfshin të rinjtë jo vetëm para kamerës, por edhe si gazetarë, regjisorë dhe krijues përmbajtjeje.
Çfarë përfshin Kultura N’Story?
3. TRADITA
Rikthimi i këngëve tradicionale
Një nga shtyllat kryesore të projektit Kultura N’Story është risjellja e muzikës tradicionale shqiptare në një formë moderne dhe të aksesueshme për brezin e sotëm. Në çdo bashki të përfshirë, përzgjidhen këngë të identitetit local, këngë popullore me autorësi të hershme, të transmetuara brez pas brezi, të cilat riinterpretohen nga të rinj artistë.
Procesi i rikrijimit muzikor përfshin analizën e motiveve tradicionale dhe përshtatjen e tyre në një stil bashkëkohor, pa humbur shpirtin dhe autencitetin që i karakterizon. Këto versione të reja synojnë t’i afrojë të rinjtë me kulturën muzikore të zonës së tyre dhe të krijojnë ura të reja komunikimi mes traditës dhe realitetit modern.
Çfarë përfshin Kultura N’Story?
4. FESTA
“Festa N’Story”, eventet finale
Projekti mbyllet me një event publik në çdo qytet ku prezantohen:
- vlogu dokumentar,
- këngët e risjella,
- procesi i kërkimit,
- puna e të rinjve gjatë gjithë projektit.
Festa N’Story është një kombinim i traditës dhe inovacionit që lidh komunitetin, artin dhe të rinjtë.