Shëndeti Mendor në Epokën Dixhitale
“Shëndeti Mendor në Epokën Dixhitale”
projekt i Qendrës “Be the Change”, me mbështetjen financiare të dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së
Në një kohë kur teknologjia dhe mediat sociale ndikojnë gjithnjë e më shumë në jetën e të rinjve, Qendra “Be the Change”, gjatë periudhës Tetor 2024 – Maj 2025 ndërmori projektin “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”, një nismë inovative që adreson sfidat psikologjike të intensifikuara nga përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale.
Projekti përfshin të rinj 19–29 vjeç në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Librazhd, duke u ofruar:
- Seminare informuese mbi ndikimet e teknologjisë në shëndetin mendor.
- Aktivitete rekreative dhe terapeutike, të bazuara në praktika ndërkombëtare.
- Një fushatë ndërgjegjësuese që arrin mijëra të rinj dhe komunitetin e gjerë.
- Një platformë edukative online dhe Manualin “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale”.
Kjo iniciativë fuqizon të rinjtë për të menaxhuar më mirë ankthin, stresin, krahasimin social, bullizmin kibernetik dhe varësinë digjitale, sfida të përditshme të brezit të sotëm.
Përmbledhje e Projektit

Pse u krijua projekti?
Epoka digjitale ka sjellë mundësi të pafundme, por edhe pasoja të reja psikologjike. Të rinjtë përballen me:
- presionin e përhershëm të mediave sociale
- krahasimin dhe vetëvlerësimin e ulët
- bullizmin kibernetik
- ankthin nga informacioni i tepërt
- varësinë nga ekranet dhe teknologjia
Projekti synon të ndërhyjë në këto problematika duke ofruar një qasje psiko-edukative, praktike dhe gjithëpërfshirëse, e cila i pajis të rinjtë me aftësitë që u duhen për të jetuar të shëndetshëm në një botë gjithnjë e më digjitale.
Objektivat Specifike
Shëndeti Mendor në Epokën Dixhitale
Objektivat Specifike
Informim & Edukim për Ndikimet e Teknologjisë
Seminaret interaktive trajtuan tema thelbësore si:
- varësia nga mediat sociale
- ankthi i shkaktuar nga krahasimi
- bullizmi kibernetik
- stresi digjital
- ndikimi i pajisjeve në fokusin dhe gjumin
Këto sesione i pajisën të rinjtë me një kuptim të thellë të lidhjes mes teknologjisë dhe shëndetit mendor.
- Praktika Terapeutike dhe Mirëqenie “Shkëputur nga Priza”
Projekti ofroi aktivitete praktike, të cilat u dhanë të rinjve mënyra reale për të përmirësuar mirëqenien:
- Meditim & Mindfulness
- Yoga në natyrë
- Shprehje artistike (pikturë, krijimtari)
- Aktivitete fizike në natyrë
Gjithashtu u zhvillua Sfida e Detoksifikimit Digjital, e cila inkurajoi të rinjtë të krijojnë kufij të shëndetshëm me pajisjet dhe rrjetet sociale.
- Fushatë Ndërgjegjësuese në Shkallë të Gjerë
Fushata kombinoi dy drejtime komunikimi:
Të rinjtë për të rinjtë
- video-mesazhe
- postera
- histori personale
- këshilla praktike për të menaxhuar ankthin digjital
Ekspertët për komunitetin
- materiale edukative në platformën online
- shpërndarja e Manualit
- artikuj dhe postime informuese
Qëllimi: ulja e stigmatizimit dhe krijimi i një dialogu të hapur për shëndetin mendor në epokën digjitale.
Grupet e Synuara
Të rinjtë (19–29 vjeç) në Tiranë, Durrës dhe Librazhd
Mbi 250 të rinj përfituan drejtpërdrejt nga seminaret dhe aktivitetet praktike mbi:
- varësinë nga teknologjia
- bullizmin kibernetik
- menaxhimin e ankthit dhe stresit digjital
- zhvillimin e aftësive për mirëqenien mendore
Pjesëmarrja në aktivitetet rekreative
- 100 të rinj u angazhuan në meditim, yoga, pikturë dhe aktivitete në natyrë.
Këto ndërhyrje stimulojnë çlirimin emocional, qetësimin mendor dhe balancën psiko-fizike.
Audienca online
- 10,000+ përdorues të mediave sociale
- 500+ vizitorë të platformës në web
Fushata informuese u shtri përtej grupit të synuar, duke përfshirë prindër, mësues, profesionistë të kujdesit social dhe komunitetin e gjerë.
Manuali “Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale” u shpërnda në Qendrat Rinore të Bashkive Tiranë, Durrës dhe Librazhd, si një udhëzues praktik për edukimin dhe mbështetjen e të rinjve.
Rezultatet e Projektit
Pse ky projekt ka rëndësi?
Rezultatet e Projektit
- 250 të rinj të trajnuar në seminare psiko-edukative
- 100 të rinj të përfshirë në aktivitete rekreative terapeutike
- 10,000+ të rinj të arritur përmes mediave sociale
- 500+ vizitorë në platformën edukative
- Një Manual i plotë i dedikuar shëndetit mendor në botën digjitale
- Rritja e ndërgjegjësimit komunitar në Tiranë, Durrës dhe Librazhd
Pse ky projekt ka rëndësi?
“Shëndeti Mendor në Epokën Digjitale” është më shumë se një projekt është një thirrje për:
-
- mbrojtjen e të drejtave të të rinjve online
- promovimin e një kulture të balancuar të përdorimit të teknologjisë
- krijimin e një komuniteti të informuar dhe mbështetës
- ndërtimin e një gjenerate më të vetëdijshme dhe të fuqizuar