Pozicioni/ Shërbimi |
Realizm materialesh video dhe dizajni. |
Titulli i Projektit: |
Shëndeti mendor në epokën digjitale. |
Mbështetur nga: |
Agjencia Kombëtare Rinisë dhe Minstri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët |
Tipi i kontratës: |
Marrëveshje shërbimi – Agjenci Kreative |
Kohëzgjatja |
8 Muaj |
Informacione rreth Qendrës “Be the Change”
Qendra “BE THE CHANGE” është një organizatë jofitimprurëse me natyrë sociale, kërkimore, profesionale dhe kulturore, e krijuar në vitin 2018. BE THE CHANGE ushtron veprimtarinë e saj kryesisht nëpërmjet kërkimit, vlerësimit, ndërgjegjësimit, advokimit dhe lobimit, si dhe inovacionit, duke kontribuar në çështjet sociale, arsimore, kuturore dhe integrimit në BE. Qendra Be the Change ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me Ligjin Nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, Statuti dhe Aktin e Themelimit të tij. Qendra është e regjistruar në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 1248, datë 19.04.2018. Qendra Be the Change ka realizuar disa projekte që kontribuojnë në këshillimin dhe orientimin e të rinjve në karrierë, në zhvillimin psikosocial të të rinjve përmes artit dhe kulturës, etj.,
Me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë(AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Qendra “Be the Change”, nga 2 Tetor 2024 ka nisur zbatimin e nismës “Shendeti Mendor në Epokën Dixhitale. ” Kjo nismë zbatohet për një periudhë 8 mujore, deri më 2 Qershor 2025. Qëllimi kryesor i nismës është: Rritja e kompetencës psiko-edukative midis të rinjve që banojnë në rrethet e Durrës, Tiranës dhe Librazhdit, duke synuar veçanërisht sfidat e shëndetit mendor që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë.
Aktivitetet e planifikuara do të punojnë drejt arritjes së objektivave specifike si në vijim:
Objektivi specifik 1- Informimi i të rinjve në lidhje me çështjet e shëndetit mendor të përkeqësuara nga teknologjia përmes Seminareve Interaktive, të zhvilluara në Librazhd, Tiranë dhe Durrës.
Objektivi specifik 2- Pajisja e të rinjve me teknika dhe strategji praktike për rritjen e mirëqënies të shëndetit mendor, përmes një sërë aktivitetesh tërheqëse që stimulojnë mirëqënien “shkëputur nga priza”.
Objektivi specifik 3- Rritja e ndërgjegjësimin në një shkallë të gjerë të të rinjve për çështjet e shëndetit mendor që lidhen me teknologjinë përmes një Fushate Gjithëpërfshirëse Ndërgjegjësimi.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të nismës “Shendeti Mendor ne Epoken Digjitale” Qendra “Be the Change” kërkon të bashkëpunojë me një agjenci kreative për realizimin e materialeve video dhe dizajni.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët duhet të plotësojnë:
Për zbatimin e projektit Qendra “Be the Change” kërkon shërbimet e një subjekti/personi fizik i cili do të jetë përgjegjës për:
- Xhirimin dhe montazhin e 3 videove që pasqyrojnë 3 aktivitete te mbajtura ne Durrës, Tiranë dhe Librazhd.
- Krijimin e 15 materialeve dizajni qe perfshin: (9 Postime online, 1 Logo per projektin, 2 Banera Roll up, 2 Dizajne për cantat prej bezeje)
- Xhirimin dhe montazhin e 5 videove me këshilla nga Ekspertë të shëndetit mendor.
- Dizajnin e një manuali.
Kulifikimet e nevojshme
- Subjekti duhet te jetë i regjistruar si Person Fizik në QKB.
- Subjektet të kenë pasur eksperiencë në fushëm e multimedias dhe dizajnit. .
Proçedura e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë ofertën e tyre financiare (në ALL); Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën: [email protected]
Afati për dorëzimin e aplikimeve shtrihet midis datave 5- 15 Nëntor 2024.
Aplikimi mund të dërgohet përmes email-it në adresën e mëposhtme:
Email: [email protected]