Thirrje per Ekspert Pedagog të Shkencave Sociale. Punë kërkimore shkencore.
Qendra ”Be the Change” është duke implementuar projektin “Të orientuar drejt suksesit në karrierë. Identifikimi i nevojave dhe mundësive për zhvillim ”. Kjo iniciativë mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR).
Në kuadër të këtij projekti, Qendra “Be the Change” shpall thirrjen për Ekspert Pedagog të Shkencave Sociale, për të ofruar ekspertizën në kuadër të dizenjimit dhe zhvillimit të një studimi:
Detyrat që Eksperti Pedagog i Shkencave Sociale do të kryejë janë:
- Zhvillimi i kornizës së përgjithshme kërkimore për studimin në kuadër të projektit.
- Mbikëqyrje e Rishikimit të Literaturës, duke siguruar mbulim gjithëpërfshirës të literaturës përkatëse.
- Hartim të metodologjisë së kërkimit, duke përfshirë hartimin e anketave, strategjitë e kampionimit dhe metodat e mbledhjes së të dhënave.
- Bashkëpunimin me ekspertin e statistikave për të zhvilluar një plan të fuqishëm për analizën e të dhënave, duke marrë parasysh si aspektin sasior ashtu edhe atë cilësor.
- Ndihmën në interpretimin e gjetjeve të kërkimit brenda kontekstit më të gjerë të shkencave sociale, duke ofruar njohuri dhe implikime.
- Udhëzimin e proçesit të analizës cilësore dhe sasiore të të dhënave.
- Drejtimin e planeve kërkimore, pyetësorët dhe raportet e ndërmjetme, duke udhëzuar rishikimet sipas nevojës.
- Ndërgjegjësimin e ekspertëve të tjerë për paragjykimet e mundshme në trajtimin e të dhënave, duke i trajtuar ato në mënyrë proaktive.
- Rishikimin dhe kontribuim për raportin përfundimtar të kërkimit.
Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të dërgojnë ofertat e tyre financiare deri në datën 8 Tetor 2023, në rrugë elektronike ose postare në adresat e mëposhtme:
Email: [email protected]
Adresa: Rruga e Kavajës, Pallati SPEED Nr.133/7, Tiranë, Shqipëri.